Drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia, ka shpjeguar vendimin e klubit për të transferuar Mateo Kovacicin nga Real Madridi.
Mesfushori qendror kroat kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te klubi anglez i Stamford Bridget shkruan Telegrafi.
The Blues kanë përfunduar zyrtarisht transferimin e lojtarit për një çmim që i afrohet shifrave të 45 milionë eurove.
“Mateo dëshmoi se është një lojtar i suksesshëm gjatë sezonit të tij në formë huazimi tek ne”, tha fillimisht Granovskaia.
“Ne jemi të lumtur se do ta mirëpresim në klub si lojtar zyrtar. Ai tashmë ka përvojë të madhe në klub dhe në nivelin ndërkombëtar. Ne jemi të sigurt se do të ketë suksese të mëdha me Chelsean gjatë pesë viteve të ardhshme”, pohoi ajo.
Ndryshe, Mateo gjatë sezonit të kaluar ka pasur 32 paraqitje në të gjitha garat me klubin londinez.
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...