Në qarkun e Shkodrës në garën për bashkinë e Malësisë së Madhe pas përfundimit të numërimit të gjitha kutive të votimit, për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, 80 në total, rezulton se Tonin Marinaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7 772 vota ose 94,04%, kurse Pjerin Spathari i Bindjes Demokratike ka marrë 493 vota ose 5,96% të votave të vlefshme.
Për bashkinë e Vaut të Dejës garoi i vetëm kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Mark Babani, i cili morri 6,223 vota, gjithësej u kjo bashki kishte 53 kuti votimi.
Edhe për bashkinë tjetër të qarkut të Shkodrës, atë të Pukës pati vetem një kandidat, Gjon gjonaj i Alencës për Shqipërinë Europiane. Në total u numëruan 25 kuti, ku zoti Gjonaj rezulton se ka marrë 3,730 vota.
Një kandidat kishte dhe në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku Fran Tuci i Aleancës për Shqipërinë europiane ka marrë 2 462 vota të vlefshme, kjo bashki kishte gjithsej 16 qendra votimi./tch/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...