Ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar se sot ka vërejtur “një objekt të paidentifikuar fluturues” jo larg kufirit më Korenë e Veriut, raporton Fox News.
Shtati Qendror i ushtrisë jugkoreane ka bërë të ditur se radari ka regjistruar gjurmët e një objekti të paidentifikuar fluturues mbi zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë, duke mos dhënë detaje tjera, transmeton Telegrafi.
Ky objekt i paidentifikuar është vërejtur një ditë pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-Un, në zonën e demilitarizuar që ndan Korenë e Jugut me atë të Veriut.
Këtë takim agjencia verikoreane e lajmeve KCNA e ka cilësuar si historike. Në anën tjetër Trump dhe Kim në këtë takim “janë pajtuar që në të ardhmen të mbajnë kontakte më të afërta” dhe të “vazhdojnë dialogun për denuklearizimin e Koresë së Veriut”, raporton KCNA.
Me buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh, presidenti amerikan e priti liderin e Koresë së Veriut në zonën e demilitarizuar që ndan në Koretë, me ç’rast Trump është bërë presidenti i parë amerikanë që ka shkelur në territorin e Koresë së Veriut.
Trump ka porositur Kimin që është krenar që ka kaluar kufirin, duke e cilësuar si një ditë të madhe për botën. E në anën tjetër, Kim nuk e ka fshehur gëzimin për këtë takim.
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...
Kurti: Zgjedhjet e parakohshme s’janë opsion, jemi të hapur ...
Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjs...
PDK mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, diskutohen zhvillim...