Mërgimtarë të shumtë nisen për në Kosovë gjatë pushimeve verore.
Në numër të shumtë janë edhe ata që kanë marrë rrugën në vikend, ndërsa tani gjenden në pikat kufitare.
Ardhja e tyre vërehet menjëherë, ndërsa ajo me çfarë përballen që në fillim janë pritjet e gjata dhe kolonat e rregullta që bëhen thuajse çdo verë në hyrje të Kosovës.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë edhe në hyrje edhe në dalje qytetarët detyrohen të presin deri në gjysmë ore.
Por e njëjtë nuk është situata edhe në Merdare. Sipas të dhënave nga MPB, pritjet në Merdare edhe në hyrje edhe në dalje janë vetëm pesë minuta.
Sigurisht se ditët e ardhshme situata do të ndryshojë, pasi numri i atyre që vijnë në Kosovë vetëm sa vjen e shtohet./Indeksonline/
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...