Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar ditë më parë statistikat e vdekjeve në Kosovë gjatë vitit të kaluar.
Sipas ASK, nga vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara gjatë vitit 2018, kanë qenë gjithsej 9991 vdekje.
Nga kjo statistikë, 8998 kanë vdekur brenda territorit të Kosovës ndërsa 993 jashtë tij.
Sipas këtyre shifrave, gjatë vitit 2018 kanë vdekur 4959 meshkuj dhe 4039 gra.
42.9% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 55.3% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.8 në vend tjetër.
E në bazë të renditjes me komuna, Prishtina është e para me rastet më të shumta të vdekjeve. Ajo ka 25% raste te vdekjeve, Prizreni me 10%, Peja me 6& dhe komunat e tjera në numër më të ulët.
Mosha mbi 60 vjeçare është më e madhja për nga numri i vdekjeve, afro 80%.
Vdekje të dhunshme në vitin 2018 janë raportuar gjithsej 177 raste apo 1.9%.
“Fatkeqësi 129 apo 72.9%, vetëvrasje 27 apo 15.3% dhe vrasje 21 apo 11.9%. Tek fatkeqësitë dhe vrasjet dominon mosha 20-49 vjeç edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa tek vetëvrasjet dominon mosha 50 e më shumë si te meshkujt ashtu edhe tek femrat”, thuhet në statistikat e Agjencisë të Statistikave të Kosovës.
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...