Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova është gati për t’u bërë pjesë e OKB-së me rolin e saj konstruktiv në rajon prej 20 vjetësh që ka fituar lirinë e saj.
Këtë deklaratë Pacolli e ka dhëne para pjesëmarrësve të nivelit të lartë të Forumit të Cransmontanës në Zvicër, forum që prej 30 vjetësh është shndërruar në institucion dialogu real.
Postimi i plotë:
“Kosova është gati për t’u bërë pjesë e OKB-së me rolin e saj konstruktiv në rajon prej 20 vjetësh që ka fituar lirinë e saj. Nga ky forum i respektuar i drejtohem miqve tanë spanjollë: Kosova nuk ka lidhje me Katalonjën, sepse ne kemi dalë nga një periudhë e gjatë represioni kolonial, i cili kulmoi me genocid në vitin 1999”- kështu ju drejtova pjesëmarrësve të nivelit të lartë të Forumit të Cransmontanës në Zvicër, forum që prej 30 vjetësh është shndërruar në institucion dialogu real.
Gjatë fjalimit e njoha audiencën me të arriturat e vendit tonë nga shpallja e pavarësisë, njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete, ashtu dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ftova miqtë afrikanë që ende nuk e kanë bërë- të njohin Kosovën dhe të vendosin me ne marrëdhënie bashkëpunimi në të gjitha fushat, madje dhe në atë universitare.
Forumi i Cransmontanës, këtë vit me inisiativën tonë do të zhvillohet në Prishtinë, duke e shndërruar Kosovën në një adresë globale të paqes dhe dialogut mes akterëve të ndryshëm shtetërorë apo socialë anembanë botës.

“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna