Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës i cili udhëheq edhe me degën e kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku, thotë se atë nuk mund ta largojë askush nga partia. Duke iu përgjigjur një iniciative të Veselit për t’i larguar nga postet zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza, Lushtaku është kategorik. Ai thotë se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse atij i mbushet mendja vet për t’u larguar.
Këto deklarata Sami Lushtaku i ka bërë në një përgjigje dhënë Gazetës Express, i pyetur se a do të konsiderojë largimin nga PDK-ja, pas vendimit të fundit të kreut të PDK-së, Kadri Veselit, për të larguar nga partia dhe institucionet e Kosovës të gjithë zyrtarët e PDK-së të cilët kanë një aktakuzë të konfirmuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Ai bindshëm thotë se nga Partia Demokratike e Kosovës s’mund ta largojë askush.
“S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi mem largu”, ka thënë Sami Lushtaku.
Sa i përket aktakuzës që është ngritur ndaj tij, rreth rastit të ikjes nga QKUK-ja, të cilën e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, Lushtaku thotë se ajo nuk ndërlidhet me ndonjë vepër që ka të bëjë me korrupsion dhe se është një aktakuzë e shpifur e misionit të EULEX-it.
“Aktakuza të cilën e kam unë, nuk lidhet as me korrupsion, as me… është një aktakuzë e shpifur e EUELEX-it”, ka potencuar ndër të tjera Sami Lushtaku.
Veseli nismën e tij për të larguar nga partia zyrtarët të cilët kanë probleme me drejtësinë dhe ligjin e kishte bërë pak ditë pasi ishte rizgjedhur në krye të PDK-së, në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga selia e partisë së tij.
‘Viktima’ e parë ka qenë këshilltari i tij, Nijazi Kryeziu, i cili është një prej të akuzuarve në rastin “Pronto”.
Pas Kryeziut dorëheqjen e kishte ofruar edhe Besim Beqaj, i cili ushtronte postin e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Beqaj është i përfshirë në skandalin e aferës “Pronto” dhe akuzohet për veprën e “Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në tentativë nga neni 193 par.4 lidhur me par. l dhe lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Nga posti i zëvendësministrit pritet që të largohet edhe Agim Çeku, i cili ka një aktakuzë të konfirmuar lidhur me rastin e njohur në publik si ‘Veteranët’.
Për shkarkimin e Çekut, kryeministri Haradinaj ka thënë se po e pret një shkresë zyrtare nga Kadri Veseli, pasi posti që mban ish-komandanti i UÇK’së është politik.
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë