Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) organizon konferencën për media sot në Sheshin “Ibrahim Rugova”, përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përmes kësaj konference, KOMF ka për qëllim të bëj thirrje dhe apel drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryesisë së Kuvendit dhe të gjithë deputetëve, për të miratuar sa më parë Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve i cili prej shumë kohësh tashmë, vijon të mbetet i pamiratuar.
Sipas informacioneve nga Kuvendi i Kosovës, ky Projektligj është finalizuar dhe ka kaluar të gjitha fazat dhe procedurat në komisionet parlamentare.
KOMF bën me dije që gjendja e fëmijëve në Kosovë është e rëndë, prandaj kërkojmë që Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve të miratohet sa më shpejtë, në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin