Zëvendëskryeministri Bujar Osmani do të ngrejë padi-penale kundër Aleancës për Shqiptarët për shpifje dhe rrënim integriteti. Këtë e bëri të ditur vet Osmani i cili tha se afati prej 24 orëve për të kërkuar falje ka kaluar. Ai tha se këto raste krijohen nga partitë në mungesë të projekteve dhe programeve për t’i konkurruar, raporton Tv21.
“Arrita të pyes për rastin e djeshëm dua fillimisht të them se konteksti në të cilin zhvillohet biseda absolutisht është e interpretuar gabimisht , por edhe emri im fare nuk është i përmendur aty. Bëhet fjalë për një person tjetër. Kjo është e qëllimshme nga partitë e vogla të cilat në mungesë të idesë, në mungesë të projekteve dhe programeve për të na konkurruar, mendojnë se me shpifje mund të rrënojnë kredibilitetin tonë, por ajo çfarë është më e keqe që tentojnë të rrënojnë kredibilitetin e procesit evropian, në një fazë kritike”, tha Osmani.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...