Organizata për Siguri dhe Bashkepunim në Europë(OSBE), ka 500 të punësuar në territorin e Republikës së Kosovës. Shefi i saj, Miroslav Lajcak sot ka pasur një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Lajcak vjen nga Sllovakia, një vend që nuk ka njohur shtetin e Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Në këtë takim është folur për tema të ndryshme me rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit tonë.
“I kam thënë Haradinajt se taksa është një rrugë qorre, rruga e vetme përpara është dialogu”, ka thënë Lajcak pas takimit.
Lajcak ka thënë se taksa nuk mund të ndërrohet me njohje reciproke, dhe se kjo do të ndodhë vetëm kur të përfundojë dialogu.
Sipas tij, dialogu që nga viti 2013 ka prodhuar rezultate konkrete për serbët e Kosovës dhe shqiptarët. Por për momentin ka ngecur.
Lajcak po ashtu ka vizituar edhe manastirin e Graçanicës. Aty është takuar me ipeshkvin ortodoks Teodosei.
“Duke vizituar Graçanicën ne duam të tregojmë se e shohim Kosovën si shtet multi-etnik”, ka thënë Lajcak.
Tutje Lajcak ka shtuar se po bëhet pak për të trajtuar qytetarët serbë si të barabartë, ndonëse komunitetet kanë përparësitë më të mëdha për shumë çështje me ligjet e Republikës së Kosovës.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin