Qindra të plagosur mes të cilëve dhe dhejtëra agjentë policie si pasojë e protestave para parlamentit në Gjeorgji ku u kërkua dorëheqja e qeverisë. Shkak ëshët fjalimi i mbajtur nga një deputet rus në sallë. Ndërkohë opozita në vend paralajmëron sërish protesta duke nxitur reagimin e Kremlinit i cili u shpreh se ky manifestim ishte shenjë rusofobie.
Të paktën 80 agjentë policie dhe 240 protestues kanë mbetur të plagosur gjatë protestave të shpërthyera para parlamentit në Gjeorgji. Aipas mediave vendase policia ka qëlluar me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila u përpoq të hynte Brenda në parlament shkruan Gazeta Express
Manifestuesit kërkojnë largimin e qeverisë. Protestat u shkakuan nga prania në sallë e deputetit komunist rus Sergei Gavrilov me rastin e mbledhjes së asamblesë së deputetëve të vendeve të krishtera dhe ortodokse.
Rusia dhe Gjeorgjia kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike pas luftës së shkurtër në 2008-ën, ku trupat ushtarake ruse u vendosën në hyrje të kryeqytetit Tbilisi. Që atëherë Moska njeh pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë, dy republika separatist të Gjeorgjisë tashmë të transformuara në shtete satelitë nga Rusia.
Disa liderë të opozitës premtuan sërish protesta.
Kremlini ka reaguar menjëherë duke i cilësuar protestat si një provokim rusofob. Kreu i Kremlinit Dimitri Peskov u shpreh i shqetësuar për situatë e krijuar duke vënë theksin tek shenjat agresive kundër qytetarëve rusë. Ai gjithashtu u shpreh se ndihej i shqetësuar për sigurinë e shumë turistëve rusë të cilët udhëtojnë në Gjeorgji.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën