Depresioni është një çrregullim psikologjik i cili ka simptoma të ngjashme me ankthin. Disa prej këtyre simptomave janë: mungesa e energjisë, disponimi i ulët, çrregullime të gjumit dhe simptoma të tjera. Gjithsesi ekzistojnë disa receta, që mund t’i përgatitni në kushte shtëpie dhe të cilat e ndihmojnë organizmin tuaj të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe ta luftojë depresionin.
Disa prej këtyre recetave janë:
Ujë me xhenxhefil-
Xhenxhefili ka 14 përbërës bioaktiv, që kanë një ndikim pozitiv në shumë procese metabolike. Sipas një studimi ai ka ndikim pozitiv edhe ne mbrojtjen e trurit, si dhe dëmtimeve që shkaktohen nga stresi. Xhenxhefili rrit nivelin e seratoninës.
Ujë me uthull molle
Uthulla e mollës ka një përdorimtë gjerë në fushën e shëndetësisë. Ajo ka një ndikim direkt në uljen e nivelit të sasisë së sheqerit në gjak duke rritur energjinë. Kjo uthull përmban minerale esenciale për funksionimin normal të organizmit.
Shafran
Shafrani njihet për vetitë e tij bioaktive. Ai zvogëlon simptomat e ankthit, depresionit dhe njëkohësisht rrit nivelin e seratoninës dhe dopaminës. Konsiderohet si njëanti-depresant natyral.
Krahas këtyre recetave, është shumë e rëndësishme që në përgjithësi të konsumoni ushqime të shëndetshme, të bëni aktivitete fizike dhe të bëni gjumë të rregullt.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...