Shkaku i vonesave me fluturimin nga Prishtina në Stamboll, ekipit kosovar në përbërje prej Agron Kuka, kryetar i federatës së xhudos, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, i është pamundësuar prezenca në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane.
Akili ka qenë i planifikuar ta bart flamurin e Kosovës në ceremoninë e hapjes, pasi xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi do t’i kenë sonte matjet dhe shortin, kurse nesër në mëngjes do të kenë garat.
Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që në ceremoninë e hapjes flamurin ta bartë boksierja, Donjeta Sadiku, kampione e Evropës për juniore “Ordu 2016” dhe nënkampione e botës për juniore “Taipei 2015”

Duke qenë i fokusuar për garën, Gjakova nuk ka dashur të ndalet rreth mungesës së tij në ceremoninë hapëse, duke ruajtur përqendrimin për garën e së dielës.
Për kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka, këto janë gjëra që rrallë ndodhin dhe sipas tij është mëkat për shkak të ndryshimeve në itinerarin e fluturimit, të paraparë fillimisht të enjten, e pastaj të shtyrë të premten, të humbet mundësia për ceremoninë hapëse. Ceremonia e hapjes së Lojërave Evropiane “Minsk 2019” do të zhvillohet sonte në stadiumin e Dinamos së Minskut, me fillim prej orës 21:00 sipas kohës lokale të Kosovës.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...