Këngëtari bën vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja

11:42 | 21 Qershor 2019
A. B.

Philippe Cerboneschi i njohur për publikun edhe si “Zdar”, ishte një nga pjestarët e duetit francez “Cassius”. Ai ka vdekur në moshën 52 vjeçare në Paris të mërkurën, ka thënë agjenti i tij, shkruan BBC.

“Ai bëri një rënie aksidentale, përmes dritares së një kati të lartë të një ndërtese parisiene”, ka thënë Sebastien Farran, pa dhënë më shumë detaje.

Carboneschi formoi Cassius me Hubert Blanc-Francard i njohur si “Boom Bass” në vitin 1996.

Ata punuan për grupe të ndryshme si: Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinant dhe ylli francez i hip hopit MC Solaar.

Albumi i parë i bendit pas tre vitesh, Dreems, ishte planifikuar të lansohej të premten.

Policia, të cilët nuk e konfimuan shkakun e vdekjes, thanë se janë duke e konsideruar aksidentin si të vërtetë.

Shpërndaje në rrjete sociale