Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, i ka nxitur edhe më shumë spekulimet se Neymari do të largohet nga Paris Saint-Germaini, pasi që e postoi një fotografi me brazilianin në llogarinë e tij në Instagram.
Gjatë ditëve të fundit është raportuar se ylli brazilian nuk është i lumtur me situatën e tij te kampioni në fuqi i Ligue 1. Dy sezonet e Neymarit në Paris janë definuar nga lëndimet që e kanë mbajtur atë jashtë fushës, transmeton Gazeta Express.
Këto spekulime vetëm sa u shtuan kur presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, deklaroi se askush nuk e kishte detyruar Neymarin të vinte në Paris, përderisa shtoi se ai nuk do të pranonte sjellje si të të famshmëve nga lojtarët e skuadrës.
Barcelona mbetet favoritja për t’i siguruar shërbimet e Neymarit për sezonin e ardhshëm pasi që raportohet se vetëm braziliani dëshiron të kthehet aty. Megjithatë, transferimi komplikohet pasi që PSG-ja i do 300 milionë euro për ta shitur futbollistin.
Edhe Real Madridi është në garë për yllin brazilian, pasi që raportohet se presidenti Florentino Perez është tifoz shumë i madh i Neymarit. Perezi do të jetë shumë i kënaqur me fotografinë e fundit që Benzema e ka postuar në rrjetet sociale.
Benzema e postoi një foto të vetes dhe Neymarit në llogarinë e tij në Instagram, me mbishkrimin: “Nueve / Neyney #Cracks”.
https://www.instagram.com/p/By8OGh4FvEL/?utm_source=ig_embed
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C