Qeveria e Gruevskit për dhjetë vite ka harxhuar 30 miliard euro

18:45 | 28 Shtator 2015
Gita

Profesori universitar, Abdylmenaf Bexheti ka adresuar kritika të fuqishme ndaj qeverisë së kryeministrit Gruevski për shkak se shtetin e ka vendosur para bankrotimit.

Sipas Bexhetit përfundimisht edhe Banka Botërore ka ngritur alarmin se Maqedonia është zhytur në kredi te bankat e huaja shkruan Zhurnal.

Vetëm për një vit Maqedoni ka marr mbi 400 milion kredi,ndërsa gjatë qeverisjes së Gruevskit janë harxhuar me miliarda euro pa ndonjë rezultat.

Bexheti kërkon që prokurorja e re special, Katica Janeva të konfiskoj të gjithë pasurin e politikanëve nga Maqedonia të cilët janë bërë milioner permes tendereve ilegale.

“Kjo garniture (keq)qeverisje, për 10 vite (deri në Prillin e vitit të ardhsham), kumulativisht do shpenzojë reth 30 milliard Euro (prej të cilëve 2,5 milliard Euro vetëm si rritje të borxhit publik). Prej një shteti me gjithë këtë varfëri e vuajtje, hajdutët që na qeverisin, edhe legalisht na kanë grabitur jo vetëm neve që paguajmë taksa por edhe ato që kanë lindur që nga ardhja e kësaj garniture në pushtet. Zatën borxhin publik të rritur për 2,5 milliard Euro e të shpenzuar vetëm për të përfituar personalisht hajdutët që na qeverisin, do duhet ti paguajnë pikërisht këta fëmijë pas 10 vitesh, pa i pyetur kush për këtë ngarkesë që ua vënë që sot!”, shkruan mes tjerash akademiku Bexheti.

Më posht e keni postimin e plot në FB.

Më në fund edhe Banka Botërore e ,,shqetësuar,,!

Që nga 2008-ta e këndej pandërprerë kemi alarmua qeverinë dhe opinionin për huamarjet e sajë për avantura ditore në funksion vetëm të jetëgjatësisë politike të garnitures dramatike!

Gjithmonë kemi nënvizuar dhe bile motivua nevojën e huamarjeve për investime kapitale produktive karshi proekteve të ,,lavatriçes,, a.q. ,,Shkupi 2014,,. Sot kur përmasat e borxhit publik janë përtej dyfishimit dhe defiçiti buxhetor vazhdon të rritet përtej gjitha parashikimeve, po alarmon edhe Zyra përfaqësuese e BB në Shkup. Sot ata lansuan edhe Raportin (e radhës) për 6 vendet e
Europës Juglindore ku në segmentin e politikave fiskale dhe financave publike, shprehin brengë shqetsuese për Maqedoninë.

Vetëm këto 7 muaj të vitit pat huamarje të re prej 121 mil.Euro por për 5 muajt që vijojnë duhet të huazojnë edhe 263 mil.euro tjera. Në Dhjetor i skadojnë edhe Eurobonot prej 150 mil.Euro që duhet ti paguaj!

Kjo garniture (keq)qeverisje, për 10 vite (deri në Prillin e vitit të ardhshëm), kumulativisht do shpenzojë reth 30 milliard Euro (prej të cilëve 2,5 milliard Euro vetëm si rritje të borxhit publik). Prej një shteti me gjithë këtë varfëri e vuajtje, hajdutët që na qeverisin, edhe legalisht na kanë grabitur jo vetëm neve që paguajmë taksa por edhe ato që kanë lindur që nga ardhja e kësaj garniture në pushtet. Zatën borxhin publik të rritur për 2,5 milliard Euro e të shpenzuar vetëm për të përfituar personalisht hajdutët që na qeverisin, do duhet ti paguajnë pikërisht këta fëmijë pas 10 vitesh, pa i pyetur kush për këtë ngarkesë që ua vënë që sot!

Halli i Bankës Botërore, qëndron në atë se nga do huazojë më tej qeveria kur rishikimi i buxhetit për 2015-ën të gjitha planifikimet për huamarjet e jashtme i transferoi në tregun e brendshëm. Bankat Komerciale me shumë dëshirë do i huazonin qeverisë për të rritur edhe më tej ,,super,,fitimet e veta por skan më limit-gati kanë arritur tavanin (15% e kapitalit është limiti ligjor i Rregullatorit). Në këtë krizë politike edhe tregjet e jashtme të kapitalit nuk i huazojnë vendit. Mbeten vetëm qytetarët dhe kompanitë që gjithnjë e më pak kan mjete të lira ti hauzojnë qeverisë.

Këtu sdo mundet as BB ti ndihmojë ish nëpunësit të saj (Stavreskit) ashtu si shumë herë deri tani (siç edhe ai vet shprehet në përgjimet publikuara).
Në këto situate shumë do ndihmonte prokurorja speciale po të kishte kaçikun e konfiskimit të gjithë pasurisë së vjedhur në emër të popullit! Një vitë fiskal sdo duheshte asnjë cent të huazohet, bile ndoshta edhe jo të tatimohet!
Pasuria e vjedhur përdhunon demokracinë dhe lirinë e votës. Këta hajdutë janë specializua për inxhinjering elektoral me para të popullit. Por tanimë, shumica janë identifikua. Një ditë kjo do të ndodhë, kush do të mbijetojë do ti kuptojë.

Shpërndaje në rrjete sociale