Justin Bieber ishte në nje studio regjistrimi në Australi të dielën mbrëma, dhe një femër e cila ishte prezente aty pretendon se e kishin droguar – por persona të tjerë në studio thonë se asgjë e tillë nuk ka ndodhur, transmeton Klan Kosova.
Në rrjetet sociale, modelja australiane e quajtur Bailey Scarlett thotë se ishte ftuar në studio të Melbourne dhe është shërbyer me vodka dhe lemonadë. Më pas ajo pretendon se kishte filluar të ndihet e dobët dhe shikimi i ishte mjegulluar. Scarlett shtoi se më pas ajo kishte filluar të qajë dhe Justin është ulur me të për ta qetësuar.
Scarlet me tej pretendon se kur gjendja i është përkeqësuar, ka dalë nga aty dhe e ka njoftuar policinë.
Nga ana tjetër, pronari i studios Jimi Wyatt thotë se ata i kanë rishikuar pamjet e mbrëmjes dhe pretendon se gota e saj është e dukshme gjatë gjithë kohës dhe se pija e saj nuk është prekur asnjëherë.
Ndërsa Alex McDoonel, i cili e ka organizuar mbrëmjen, i ka thënë TMZ-së se vajza kishte përjetuar sulm paniku.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...