Oda e Afarizmit të Kosovës shprehet shumë e shqetësuar me vendimin që ka marr Republika e Maqedonisë Veriore për ndalimin e shitjes së rasadit të Peshkut nga Kosova.
Sipas tyre ky shqetësim është pranuar nga biznesi anëtar “Trofta Istog”.
“Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga data 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova. Me këtë rast Kompanisë Trofta pa paralajmërim të mëparshëm i është kumtuar marrja e këtij vendimi”, thuhet në kumtesën e OAK, transmeton Klan Kosova.
“Me këtë vendim, jo vetëm që janë dëmtuar bizneset vendore të kultivimit të peshkut e Kompania Trofta në veçanti, por të shqetësuar janë edhe tregtarët maqedonë të cilët nuk po munden që të furnizohen nga Kosova. Me këtë vendim zvogëlohet edhe më shumë Eksporti i Kosovës i cili edhe ashtu është jashtëzakonisht i ulët (90% importojmë dhe 10% eksportojmë)”.
Ata thonë se është vendosur edhe një taksë prej afër 700 euro për çdo hyrje të kamionëve të peshkut në Maqedoni.
“Biznesi pohon se është i gatshëm që në çdo kohë të pres inspektorët që të inspektojnë vendin dhe të kryhen analizat e nevojshme në një shtet të tretë, të cilat veçse i posedon”.
Në lidhje me këtë OAK i është drejtuar me një letër Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë për të marrë masa urgjente për shfuqizimin e këtij vendimi nga ana Maqedonisë Veriore.
Gjithashtu, është njoftuar edhe Kryeministri i Kosovës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe AVUK-u.
“OAK kërkon që të merren masa urgjente në lidhje me këtë”.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...