Goran Sugareski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, pyet se pse çështjet më të rëndësishme janë vendosur kah fundi në rend dite në seancën e sotme parlamentare, raporton zhurnal.mk
“Praktika që me vite po e realizon VMRO-DPMNE në këtë Parlament vazhdoi edhe sot, edhe atë patët rastin ta shihni.
Pikat për ndërprerjen e testimit ekstern, për rritjen e pagës minimale, Ligji për buxhet për të cilën qytetarët duhet që të shohin se si harxhohen paratë e tyre dhe informacioni për ikjen e të rinjve nga Republika e Maqedonisë, janë vendosur si pika të fundit të rendit të ditës të kësaj seance.
Ligjet që i propozuam, si dhe informacioni janë dërguar me tre shtator. Qeveria, të gjitha këto ligje që patët rastin t`i dëgjoni sot, nuk e di, diku njëqind janë sjell midis 10 dhe 15 shtatorit. Ajo që në bazë të rregullores e dimë është se deputetët dhe Qeveria dhe 10.000 qytetar me nënshkrime munden që të propozojnë ligj. Deri më sot nuk e kemi të qartë pse VMRO-DPMNE po ikë nga këto tema. Pse këto pika janë vendosur në fund?”, pyeti Sugareski, raporton zhurnal.mk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...