Drejtori i VMRO-s i quan shqiptarët vrasës, vitin e ardhshëm fëmijët shqiptarë do ta mësojn këtë histori!

16:42 | 28 Shtator 2015
Gita

Vazhdojn reagimet pas publikimit të lajmit nga Zhurnal se Branisllav Svetozareviç ka botuar një libër ku shqiptarët e Pollogut i kualifikon si vrasës.

Ish kryetari i komunës së Zhelinës, Qenan Aliu thotë se vitin e ardhshëm fëmijët shqiptar ndoshta do ti lexojnë shtrembërimet e Branisllav Svetozareviç, në librat e historisë ku shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit përshkruhen se janë vrasës dhe uzurpator të maqedonasve.

Sipas tij fajtor kryesor për botimin e ktij libri është qeveria e kryeministrit, Nikolla Gruevski ku participon edhe partia shqiptare.

“Nga qeveria ,,ala franga”, edhe një ,,margaritarë,, . Kjo lirisht mund të vlerësohet si një ,,mini enciklopedi,, për një rregjion të populluar den baba den me shqiptarë, me spinime të sajuara, që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin historik ,kështu thonë historianët shqiptarë .

Branisllav Svetozareviç, një kuadër i eksponuar i Vmro-Dpmne-së, aktulisht drejtorë i muzeut me stilin barok VMRO në qendër të Shkupit.
Ky post emërohet nga ana e qeverisë , dhe këtë funksion këtij historiani të ri ia ka besuar kjo qeveri VMRO-BDI .
“, thotë Aliu duke shtuar se libri I Svetozareviçit është i frymëzuar në skajshmëri për shtrembërimin e fakteve historike..

Reagimin e plotë mund ta lexoni më poshtë
Miq të dashur,
….Nga qeveria ,,ala franga”, edhe një ,,margaritarë,, . Kjo lirisht mund të vlerësohet si një ,,mini enciklopedi,, për një rregjion të populluar den baba den me shqiptarë, me spinime të sajuara, që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin historik ,kështu thonë historianët shqiptarë .
Branisllav Svetozareviç, një kuadër i eksponuar i Vmro-Dpmne-së, aktulisht drejtorë i muzeut me stilin barok VMRO në qendër të Shkupit.
Ky post emërohet nga ana e qeverisë , dhe këtë funksion këtij historiani të ri ia ka besuar kjo qeveri VMRO-BDI .
Libri i tijë “Македонците во Тетово од ала турка до ала франга„
në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar vetëm si e drejtë e autorit, pa mos u bërë transparente fakti se vallë këtë botim a mos e ka finansuar ministria e kulturës, apo jo.!?
Cilat janë faktet dhe bibliografia që ka ,,hulumtuar,, ky djalosh për tu frymëzuar në skajshmëri për shtrembërimin e fakteve historike.
Por kjo edhe nuk është ndonjë çudi, por të mos na ndodhë që të thëna e të shkruara në këtë libër,vitin e ardhshëm fëmijtë tanë të lexojnë shtrembërimet e Branisllavit, në librat e historisë.
A ju kujtohet se çfar reagimesh pati për botimin e librit të publicistit Nijazi Muhamedi ,,Maqedonija Shqiptare,, pa ofruar asnjë kundër argument historik.
Prandaj ky vend duhet të ridefinohet se sa është shqiptare dhe sa është shtet ala franga si pas Svetozareviçit.
Sa do që të zgjatë ribërja e Shqipërisë Natyrale, historinë për këtë popull të etabluar nga viti 1945, do ta shkruaj shumë kush sipas kutit të vetë e jo sipas historisë së vërtetë dhe fakteve të verifikuara shkencërishtë.
Edhe për këtë e shum çka, si me enciklopedinë e akadamesë, nuk e ka ndër mend kush më të prishë ,,armëpushimin,, në mes këtijë koalicioni, të lidhur në gërsheta kriminale.
Mos vallë ,del e vërtetë se i forti e shkruan historinë ?!

download (1)

Shpërndaje në rrjete sociale