Sëmundja e Parkinsonit është një nga sëmundjet më të shpeshta neuro-degjenerative.
Ende nuk dihet arsyeja se çfarë e shkakton këtë sëmundje, mirëpo ekspertët besojnë së ky çrregullim është një kombinim i një problemi gjenetik dhe disa faktorëve të ambientit të jashtëm. Ky kombinim shkakton dëmtimin e qelizave nervore të trurit, shkruan The Independent.
Çfarë është sëmundja e Parkinsonit?
Kjo sëmundje është një çrregullim degjenerativ nervor. Kjo do të thotë se simptomat me kalimin e kohës avancojnë. Një person që bart këtë sëmundje nuk ka sasi të mjaftueshme të dopaminës në tru. Dopamina është një substancë përgjegjëse për transmetimin e sinjaleve në mes të qelizave nervore brenda trurit.
Cilat janë simptomat e kësaj sëmundje?
Simptomat kryesore të sëmundjes së Parkinsonit përfshijnë dridhje të pavullnetshme të gjymtyrëve, lëvizje të ngadalta dhe djegie të muskujve. Simptomat e tjera mund të jenë: insomnia, djersitje e tepërt, depresioni, ankthi dhe vështirësi në balancim të trupit.
Sa njerëz i prek?
Vetëm në Britaninë e Madhe kjo sëmundje i prek përafërsisht 145.000 njerëz. Kjo do të thotë se një në 350 njerëz jetojnë me këtë çrregullim. Sipas raporteve, simptomat e sëmundjes së Parkinsonit fillojnë të zhvillohen pas moshës 50-vjeçare. Meshkujt janë 1.5 herë më të rrezikuar nga kjo sëmundje.
Si mund të trajtohet?
Ende nuk është zbuluar ndonjë kurë efektive për shërimin e sëmundjes së Parkinsonit, gjithsesi simptomat mund të kontrollohen. Trajtimi më i shpeshtë për t’i mbajtur nën kontroll këto simptoma bëhet përmes barnave, të cilat kanë për qëllim rritjen e nivelit të dopaminës në tru.
Fatkeqësisht, barnat mund të kontrollojnë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit, mirëpo nuk mund ta ngadalësojnë progresin e saj. Sipas ekspertëve ata të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, mund t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjike dhe fizioterapisë. /Gazeta Express.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...