Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi me dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA.
Në një seri postimesh në Twitter, Trump tha se zyrtarët e migracionit do të nisin, javën e ardhshme, procesin për “largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë gjetur rrugën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”.
“Ata do të dëbohen sa më shpejt”, tha Trump.
SHBA-ja përballet me një fluks të madh migrantësh nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe shtete të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore.
Numri i tyre thuhet se i ka tejkaluar kapacitetet e autoriteteve amerikane për të akomoduar dhe përpunuar të dhënat.
Migrimi ka qenë temë qendrore e fushatës së Trumpit në vitin 2016.
Trump pritet të shpallë sot kandidaturën për rizgjedhje në vitin 2020 dhe migrimi pritet të dominojë sërish fushatën.
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...