Ylli botëror, Jennifer Lopez, është takuar me partnerin e saj Alex Rodriguez në vitin 2017, ndërsa tani planifikojnë të martohen.
Për divën latine kjo do të jetë martesa e katërt, pasi më parë ishte e martuar me Marc Anthony për dhjetë vite, Ojani Noa, një vit dhe Chris Judd po ashtu një vit.
Si pjesë e turneut të saj, Lopez së fundmi ka publikuar dokumentarin “It’s My Party: Showtime”, i cili zbulon detaje të pathëna për jetën e saj.
Ajo njëkohësisht ka folur edhe për martesën me Alex, e cila pritet të ndodhë së shpejti. “Ne kemi qenë së bashku për tre vite dhe do të martohemi së shpejti, pikërisht vitin e ardhshëm. Uroj të kem një dasmë të madhe dhe këtë herë do të doja të martohem në kishë”, ka thënë ajo.
Rodriguez, 43 vjeç, i ka propozuar këngëtares të “Jenny From the Block” në mars të këtij viti me një unazë në vlerë prej 18 milionë dollarësh.
Ndryshe, turneu i Lopez në Amerikën Veriore ka filluar më 7 qershor në Inglewood dhe do të përfundojë më 27 korrik në Miami. /Telegrafi/
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...