India ka rritur tarifat për 28 artikuj importi nga Shtetet e Bashkuara në një klimë tensionesh të acaruara tregtare mes dy vendeve, transmeton Gazeta Express.
Kundërpërgjigja e Indisë pason vendimin e Washingtonit disa ditë më parë për të hequr Nju Delhin nga lista e vendeve me qasje të preferuar në tregun amerikan.
Përplasjet mes dy superfuqive ekonomike janë shkallëzuar ndërkohë që bëhen përgatitje për vizitën e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo këtë muaj në Nju Delhi. Zoti Pompeo ka bërë presion që India të zbusë pengesat tregtare dhe t’u japë më shumë qasje kompanive amerikane në tregjet e saj.
Ky është vetëm një shtet tjetër i madh ekonomikisht që futet në luftë tregtare me SHBA’në që prej se Donald Trump është zgjedhur president.
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...