Milot Rashica ishte kapiten i skuadrës së tij në “Lojën e Yjeve” mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Anësori i Werder Bremenit realizoi një gol gjatë barazimit 4 me 4 kundër Granit Xhakës dhe yjeve të tjerë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan portali arbresh.info.
Talenti i kombëtares sonë u ka dërguar një mesazh tifozëve duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen në këtë ndeshje ku qëllimi i tij ishte vetëm të bënte spektakël.
“Faleminderit të krejtëve që keni qenë prezent në stadium”, ka thënë fillimisht futbollisti nga Vushtrria. “Normal ishte një ndeshje jo si të tjerat qysh jemi mësuar pa presion dhe nuk kanë pas pikët shumë rëndësi, kryesorja ka qenë me bo pak spektakël edhe mi kënaq të gjithë këta tifozë që kanë ardhë”
“Shpresoj që kanë kalu shumë mirë dhe jam mundu me ndreq pak atmosferën. Normal, stadiumi ka qenë gati i mbushur. I falënderojë të gjithë, jo vetëm Granitin që është këtu por të gjithë që kanë marrë pjesë dhe të gjithë tifozët”, përfundon ai.
Ndeshja ishte organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe qëllimi ka qenë bamirës./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit