Ahmed Aboul Gheit, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe u bëri thirrje iranianëve për kujdes dhe ndryshim të kursit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gheit, pas takimit me Antoni Guterres, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të premten në New York tha se ka raporte kontradiktore për incidentin e së enjtes në ngushticën e Hormuzit.
“Besojmë se përgjegjësitë doemos duhet të përcaktohen qartë. Faktet do të zbulohen, jam i sigurt. Është vetëm çështje kohe”, tha Gheit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se Irani është përgjegjës për sulmet ndaj dy tankeve të naftës pranë ngushticës së strategjike të Hormuzit. Nga ana tjetër, Irani e kundërshton me vendosmëri.
“Thirrja ime për iranianët e mi, ndërsa unë i quaj vëllezërit iranianë: ‘Kini kujdes dhe ndryshoni kursin, sepse gjithçka ju shtyn drejt një konfrontimi në të cilin askush nuk do të ishte i sigurt, nëse vjen deri të ai”, tha Gheit.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...