Në 13 komuna dhe në 32 qarqe për regjistrim Enti shtetëror për statistika (ESHS) prej sot do të fillojë periudhën testuese për regjistrimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut.
Komuna e Gostivarit, Kisella Vodës, Zelenikovëd, Shtipit, Radovishit, Kumanovës, Sveti Nikollës, Kratovës, Prilepit, Dollnenit, Strugës, Kërçovës dhe Vallandovës, janë komunat e përzgjedhura që prej sot do të jenë shembuj provues për regjistrimin që është planifikuar të bëhet në vitin 2020, përcjell telegrafi maqedoni.
Sipas ESHS-së, periudha testuese e regjistrimit do të bëhet për nevoja metodologjike, organizative dhe për zgjidhje më të mençura teknologjike.
Përndryshe, regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut do të mbahet në prill të vitit 2020 kurse i fundit është mbajtur në vitin 2002 kurse në vitin 2011 i njëjti dështoi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...