Tensionet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur në pikë kulminante në muajt e fundit për shkak të vendimit të Ankarasë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore.
Sipas Uashingtonit, kjo gjë do të rrezikojë rolin e aleatit të NATO’s në programin e avionëve F-35, me gjasë duke shkaktuar edhe sanksione, transmeton portali arbresh.info.
Por, Turqia është përgjigjur se do të hakmerret nëse SHBA vendosë sanksione ndaj Ankarasë për blerjen e sistemit S-400, bën të ditur ministri i jashtëm Mevlut Cavusoglu.
“Një vend nuk mund t’i japë udhëzime njëri-tjetrit se si të veprohet. SHBA duhet ta braktisin këtë sjellje. Të gjithë janë të shqetësuar për këtë. Sa larg mund të shkojë? Nëse SHBA-të ndërmarrin hapa kundër nesh, atëherë ne do të detyrohemi të ndërmarrim hapa reciproke “, tha ai në një intervistë me kanalin NTV.
Ministri i Jashtëm më herët tha se “askush” nuk është në gjendje t’ lëshojë ultimatume Turqisë lidhur me politikën e saj./Arbresh.info/
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...