Eden Hazard ka zbuluar gjatë prezantimit të tij në Santiago Bernabeu se ishte ëndërr e tij për të luajtur te Real Madridi.
Rreth 50 mijë tifozë ishin në stadium për të parë atë duke dhënë një deklaratë të shkurtër pas fjalimit nga presidenti Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info.
“Sot është një ditë e veçantë për Real Madridin”, tha fillimisht Perez.
“Një lojtar i mrekullueshëm që është në gjendje për të bërë gjëra të shkëlqyera po vjen”
“Legjenda e Madridit duhet të vazhdojë me lojtarët më të mirë në botë dhe ne kemi dashur t’i themi këto fjalë për një kohë të gjatë: Sot Eden Hazard i bashkohet Real Madridit. Ky është vendi ku ju duhet të jeni”

Festa filloi nga turma ndërkohë që Hazard mori mikrofonin dhe u sill rreth stadiumit.
“Faleminderit shumë president, faleminderit shumë familjes time”, ka thënë fillimisht Hazard.
“Jam vërtetë i ngazëllyer për të luajtur në Madrid muajin e ardhshëm dhe për të fituar shumë trofe”
“Ishte ëndërr e imja për të luajtur për Madridin që kur isha fëmijë, faleminderit të gjithëve”, shtoi Hazard./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit