Presidenti Stevo Pendarovski sot nga Brukseli rekomandoi se për kërkesën zyrtare e Ankarasë për ekstradimin e disa personave të dyshuar për veprimtari terroriste, Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë ligjet vendore, por edhe ta harmonizojë atë me partnerët evropianë.
Pendarovski tha se nga pesëmbëdhjetë rastet që janë kërkuar deri tani nga Turqisë, pesë nuk janë aktualisht në territorin e Maqedonisë, pesë janë në proces në procedurat gjyqësore dhe për pesë të tjerët vendi ka kërkuar detaje shtesë nga autoritetet turke.
“Ne u thamë miqve tanë turq që i respektojmë kërkesat e tyre, por që duhet t’i shohim ligjet tona vendore, gjithçka duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë dhe me legjislacionin e BE-së, ne duhet ta harmonizojmë politikën tonë me atë të BE-së, por pas të gjithave, vendimi u takon institucioneve”, tha Pendarovski.
Turqia ka kërcënuar me bllokim të ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, nëse nuk dorëzohen të dyshuarit “gylenist”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...