Kryeministri japonez Shinzo Abe është nisur drejt Iranit për të diskutuar në sanksionet ndërkombëtare dhe politikën vendore.
Vizita, që nisë sot, kryesisht ka për qëllim zbutjen e tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, mbikëqyrësit kanë shprehur mëdyshje lidhur me atë se çfarë mund të arrihet në të vërtetë.
Për Abe, udhëtimit mund të ndihmojë në rritjen e imazhit si një burrështetas global para zgjedhjeve në vendin e tij, thonë ekspertët.
Abe do të jetë kryeministri i parë japonez që do të vizitojë Iranin në katër dekada dhe pritet të mbajë bisedime me Ajatollah Ali Khamenein dhe Presidentin Hassan Rouhani.
Zyrtarisht, Japonia dhe Irani po shënojnë përvjetorin e 90-të të marrëdhënieve të tyre diplomatike këtë vit.
Shumë më e rëndësishme është se udhëtimi vjen pak pasi Presidenti i SHBA Donald Trump bëri një vizitë shtetërore në Japoni./Arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...