Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar se autoritetet e drejtësisë në këtë vend i kanë hedhur poshtë akuzat ndaj gazetarit Ivan Golunov dhe se ai do të lirohet edhe nga arresti shtëpiak. Golunov në të kaluarën është marrë me rastet e korrupsionit.
Vendimi i organeve ruse erdhi vetëm disa orë pasi avokatët e gazetarit dorëzuan ankesë ndaj lënies së tij në arrest shtëpiak për shkak të akuzave për drogë, të cilat vetë Golunovi i ka mohuar.
Avokati Sergei Badamshin tha të martën se e ka dorëzuar ankesën ndaj vendimit për arrest shtëpiak në Gjykatën e Qytetin në Moskë. Aktivistë, gazetarë dhe figura të tjera të njohura ruse u përgatitën për të marshuar rrugëve për ta kërkuar lirimin e tij.
Reporteri i njohur hetues, i cili punon për agjencinë e lajmeve “Meduza” me seli në Letoni, u arrestua më 6 qershor, duke nxitur reagime të shumta ndaj këtij rasti që nga kritikët u cilësua si akuzë e ngritur për motive politike.
Golunov u akuzua nga organet ruse të drejtësisë se ka bërë përpjekje të shesë drogë. Sidoqoftë, përkrahësit e tij besojnë se këto akuza janë hakmarrje e autoriteteve të Moskës për shkak të raportimeve të tij lidhur me korrupsionin në mesin e zyrtarëve shtetërorë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit
QKUK: I plagosuri nga sulmi me thikë në Mitrovicë jashtë rre...