Aktivistët për mbrojtjen e ambientit kanë bllokuar një anije detare të mallrave që të dalë nga porti i Kiel, i cili ndodhet në pjesën veriore të Gjermanisë.
Rreth 50 aktivistë e rrethuan anijen gjigande me anije të vogla duke ia pamundësuar daljen nga porti. Grupi i tyre kërkoi që të ndalohet industria e trageteve të mallrave, të cilat janë ndër ndotësit më të mëdhenj në botë.
Disa nga aktivistët madje dolën nga anijet e tyre të vogla, dhe filluan të ngjiteshin në traget, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.
“Ne duam që të jetojmë pa ndotje nga tragetet. Ne duam të jetojmë në një botë pa ngrohje globale. Andaj ne duhet të bëjmë diçka që ta parandalojmë” njoftoi grupi përmes rrjetit social Twitter.
Ndërsa ka reaguar edhe organizata “Greenpeace” në Britani të Madhe e cila e ka përkrahur këtë organizim.
“Ne e mbështesim drejtësinë klimatike edhe në ujërat dhe oqeanet tona – nuk janë vetën tragetet ose kompanitë e naftës. Le të bëhemi gati që të bllokojmë çdo gjë që djeg mbetjet fosile” thuhet në reagimin e tyre.
We would like to live without the pollution of cruise ships. We would like to live in a world without global warming. So we have to do something to stop it right now. #smashcruiseship #climatejustice https://t.co/cePDzvgudN
— Kreuzfahrtschiffe (k)entern (@smashcruiseshit) June 9, 2019
Sllovenia shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit q...
E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain
Transferohet në QKUK i moshuari që u godit nga vetura në Mit...
Vjedhja spektakolare në Luvër, kurora e mbretëreshës gjendet...
Osmani takoi kryeministrin e Lesotos: Kosova mbetet e përkus...