Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj thotë se tashmë hetimet kanë filluar dhe se nuk e kupton se çfarë kyreparlamentari, Kadri Veseli ka kërkuar në lidhje me komisionin hetimor për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Haradinaj, më kompetente është prokuroria se një komision.
“Prokuroria veç ka filluar hetimin. Ne jemi për verifikimin e veteranëve. Por, hetimet veç sa kanë filluar njerëzit janë duke u marr në pyetje. Dhe më kompetent është prokuroria se sa komisioni, ata që kanë mashtruar duhet ta marrin edhe veprën e dënimit për mashtrim. Nuk po e kuptoj komplet se çfarë Kryeparlamentari ka kërkuar me ketë, derisa ne e dimë që një hetim zyrtar me prokurori, me gjykatës ka filluar”, është shprehur Haradinaj për arbresh.info.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, paralajmëroi se së shpejti PDK-ja do të iniciojë komision hetimor parlamentar, i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që të ndalet fryrja e listave nga komandantë, e veteranë mashtrues/A.Zeka/Arbresh.info/
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!