Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Çelnik Shahollin i cili një vit më parë vrau bashkëshorten e tij Ardiana Shaholli, 40 vjeçe.
E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi pas një debati të ashpër mes viktimës dhe autorit në banesën e tyre në lagjen 15 në Spitallë. Çifti ishte në vështirësi ekonomike, ato kishin 6 fëmijë dhe konfliktet mes tyre kishin disa kohë që kishin nisur.
Në momentin që burri dhe gruaja janë grindur nuk kanë qenë fëmijët në banesë. Në atë kohë Çelniku pasi e ka goditur bashkëshorten ka shkuar vetë në polici ku ka thënë se nuk e ka ditur që e ka qëlluar për vdekje.
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...