Milovan Drecun, kryetar i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën, ka thënë se në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është mirë që Serbia do të ketë mundësinë siç tha ai “që të tregojë për përdorimin brutal të forcës që kishte për qëllim frikësimin e serbëve në veri të Kosovës”
Ai për Radio Televizionin e Serbisë tha se nuk pret pajtim rreth kësaj çështjeje mes anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, transmeton Klan Kosova.
Në fokus të seancës pritet të jetë aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës në veri dhe arrestimi i qytetarëve serbë si dhe një zyrtarit të UNMIK-ut.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm përfshin punën e UNMIK nga 16 janari deri më 15 maj të këtij viti, ku në të theksohet se tensionet në mes të Prishtinës dhe Beogradit mbesin pengesë e vazhdimit konstruktiv të dialogut ./klankosova/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...