Nja skandal tjetër po e trondit Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Sekretarja e re shtetërore,Anastasija Ilievska emrohet pas asnjë ditë punë në këtë ministri dhe polici shkruan Zhurnal.
Kështu bënë të ditur gazetari Zoran Bozhinovski në profilin e tij në Facebook. Sipas tij kryeministri Nikolla Gruevski e ka caktuar Anastasin nga Prilepi në postin e sekretares shtetërore për shkak se babai i saj e ka shpëtuar Gruevskin nga dënimi me burgë.
Ndryshe, Anastasija Ilevska është mbesë e revizorit republican Metodija Toshevski, e cila në mënyr të jashtëligjshme është punësuar si sekretare shtetërore në MPB.Është punësuar si komepenzim, shkruan Bozhinosvki duke shtuar se ky post i lartë në MPB ju takon vetëm të punësuarve të ministrisë.
“ Ilievska asnjëher nuk ka punuar në MPB para se të bëhet sekretare shtetërore me kompenzim”,shkruan ai.
Ndryshe, Ambasada e SHBA në Shkup dhe ambasadori ,Aivo Orev përmes Marrëveshjes së Përzhinos tentojn të bëjn depolitizimin e institucioneve shtetërore, madje edhe të policisë.
Në vazhdim e keni linkun ku mund të lexoni në gjuhën maqedonase biografin e sekretares shtetërore në MPB.
Ulet me 20% akciza e karburanteve në Shqipëri
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...