Kryeqendra e Maqedonisë, Shkupi po tronditet pas alarmit të djeshëm të vërtet se në një veturë ka të vendosur mjet shpërthyes(DINAMIT) i cili dirigjohet me telekomando. Pas alarmit policia speciale për antiterrorizëm deaktivizoi mjetin shpërthyes të vendosur në veturën SEAT IBIZA në lagjen Kapishtec të Shkupit raporton Zhurnal.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk jep detaje për arsyet se cili ka qenë në shënjestër të këtij sulmi të planifikuar.
Ndërkoh për rastin tronditës informacione ka dhënë vetëm gazetari, Zoran Bozhinovski.Sipas tij bashkëpuntorët e Mijallkovit e kanë vendosur mjetin shpërthyes te vetuar Seat Ibiza.
Bozhinovski flet se pronari i veturës ka qenë një ish pjestar i njësisë special “Ujqit” të ARM-së dhe se po I njejti njeri para një viti ishte rrahur brutalishtë nga shoku i Sasho Mijallkovit.Bëhet fjal për Zoran Kiceec, një mik shumë i ngushtë i ish shefit të Shërbimt Sekret Maqedonas.
Ndryshe supozohet se ky paralajmërim mund të jetë edhe një frikësim për prokuroren e re speciale në Maqedoni e cila duhet të heton aferën më të madhe të përgjimeve ku kryeministri Nikolla Gruevski, dhe tre bashkëpuntorët Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov dhe Mile Janakiveski dëgjohen se janë të involvuar në afera të ndryshme.
Në vazhdim e keni postimin original në gjuhën maqedonase të Bozhinovskit.
Voziloto pod koe e postavena bomba, mu pripadja na poranešen pripadnik na ,,VOLCITE,,, minatata godina brutalno pretepan po naračka na ZORAN KIČEEC. Biznis partner na MIJALKOV…
Policijata go bara postavuvačot, ne go bara naračatelot…
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë