Manchester Unitedi po e kërkon me ngulm transferimin e Aaron Wan-Bissakas nga Crystal Palace, mirëpo duhet të ofrojë një shumë të lartë parash për shërbimet e tij.
Djajtë e Kuq janë duke e kërkuar transferimin e mbrojtësit anglez, mirëpo oferta e parë prej 45 milionë eurove, është refuzuar nga rivali i Ligës Premier.
Crystal Palace ia ka bërë të ditur Manchester Unitedit se për ta transferuar Wan Bissakan, duhet të paguajnë rreth 75 milionë euro.
Ole Gunnar Solskjaer po e dëshiron me ngulm transferimin e mbrojtësit anglez, mirëpo Palace kërkon që disa lojtarë të përfshihen në marrëveshje, nëse nuk paguhet shuma e kërkuar.
Unitedi mund të pajtohet që të ofrojë 45 milionë euro dhe dy lojtarë për t’i marrë shërbimet Wan-Bissakas, ofertë kjo që mund të arrihet në javën e ardhshme.
Oferta e parë për anglezin tashmë është refuzuar nga Crystal Palace, ndërsa bordi i Djajve të Kuq i ka dhënë mbështetje të plotë Solskjaerit për transferimet që i dëshiron në verë, në mënyrë që të bëjë një revolucion në skuadër dhe të kthehen sërish në luftë për titullin e Ligës Premier.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai