Disa pjestarë të njësive speciale të policisë, pjesëmarrës në aksion në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, i kanë drejtuar një letër publike prokurores speciale Katica Janeva.
Disa pjestarë të njësive speciale të policisë, pjesëmarrës në aksion në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, i kanë drejtuar një letër publike prokurores speciale Katica Janeva, të cilës i kërkojnë si lëndë të parë ta shqyrtojë rastin e Kumanovës.
“Prokurore, jemi dëshmitarë të një realiteti të dhimbshëm dhe paskrupult, ku ky pushtet i pangopur, dyftyrësh, i rrejshmë dhe jo popullor na ka krijuar këtë të tanishme të dhimbshme. Pushtet i cili i lejoi vetes luksin që të na sakrifikoj edhe ne, policët, bijtë maqedonas. Në emër të bashkëpunimit të mëtutjeshëm si dorë e shtrirë ndaj jush , me dinjitet dhe guxim ju lusim, rastin ‘Lagja e Trimave’ ta hapni si rast i parë, e duam dhe e meritojmë të vërtetën. 8 vëllezërit tanë bashkëluftëtar, ende nuk po prehen në paqe. Na jepni urdhër dhe do tua sjellim edhe djallin nga ferri me pranga në dur dhe do ta përkulim para Jush!”, thuhet në letrën e policëve.
Ndërkohë njoftohet se ka përfunduar marrja në pyetje e të dyshuarve të arrestuar në aksionin në Kumanovë më 9 maj të këtij viti pohojnë nga Prokuroria Themelore e Shkupit.
“Hetimi për lëndë është duke rrjedhur. Ka mbaruar marrja në pyetje e të dyshuarve. Për momentin prokurori përkatës është duke gurmbulluar edhe fakte tjera në drejtim të zbardhgjes së rastit, e më pas do të pason sjellja e vendimit për veprimin e mëtutjeshëm”, thonë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë.
Një pjesë e të dyshuarve nuk kanë pranuar të flasin pasi nuk u janë treguar dëshmit që posedon prokuroria kundër tyre./RTVM
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...