Policia ka arrestuar pasditen e sotme dy persona për armëmbajtje pa leje, ku një prej tyre u kap duke lëvizur me pistoletë në brez.
Mario Deda, 19 vjeç, banues në lagjen “Tre Herojt” u arrestua në flagrancë në lagjen “Partizani”.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, Dedës, i cili po udhëtonte me motor tip “Honda” iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë TT me dy krehra me 13 fishekë.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë Paskualin Preka, 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj. Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, në banesën e tij janë gjetur dy armë gjahu pa leje. Njëra çifte teke e tipit Beret dhe tjetra tip CHOKE 181, si dhe 35 fishekë.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...