Pak orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari, u shpreh se forca politike ku bën pjesë dënon çdo formë të dhunës nga kushdo që e bën atë.
“Protesta do jetë demostrim i qytetarisë dhe vlerave perëndimore. Në asnjë rrethanë nuk e duam dhunën e distancohemi. Jemi bashkë me zërin e qytetarëve. LSI dënon cdo formë dhunë nga kushdo që e bën atë. Njeriu i cili kërkon të ushtrojë dhunë përmes pushtetit kriminal është Edi Rama.
Dita e sotme do i tregojë qartë se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë kundër rrugës që na kthen në diktaturë. Beteja jonë nuk është kundër policëve po kundër sistemit kriminal të Ramës. Protesta është protestë kundër varfërisë, arrogances, grabitjes së taksave. Sot është ditë vendimtare të bashkojmë zemrat në protestë jemi bashkë për Shqipërinë tonë.”- u shpreh Brahimllari në një dalje për mediat./BW
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...