Cristiano Ronaldo thotë se etika e tij e punës është çelësi kryesor në suksesin e tij të vazhdueshëm në nivel të lartë.
Superylli portugez realizoi hat-trick duke dërguar vendin e tij në finale të Ligës së Kombeve me fitoren 3 me 1 ndaj Zvicrës javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
34-vjeçari vazhdon të jetë një top lojtar në botë pasi shënoi 28 gola brenda të gjitha kompeticioneve në sezonin e tij të parë te Juventusi.
“Janë përgatitjet – etika e punës”, ka thënë Ronaldo për faqen zyrtare të UEFA-së.
“Ndihem mirë pavarësisht se jam në moshën 34-vjeçare”
“Gjëja më e rëndësishme është koka juaj, të ndihesh i motivuar, i lumtur dhe për të ndjekur rrugën time si një lojtar sepse mendoj që kam ende shumë për të dhënë dhe ndihem shumë i motivuar”
Finalja mes Holandës dhe Portugalisë zhvillohet këtë vikend të dielën./arbresh.info/
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...