Në disa shkolla nesër do të zhvillohet procesi arsimor, si mbulim i orëve të parealizuara për shkak të ardhjes së papa Franceskut në Shkup, më 7 maj, njofton Portalb.mk.
Por, të njëjtën dit do të organizohet protestë nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SANK). Protesta do të fillojë në ora 16:00 nga Porta Maqedonia, ndërsa do të vazhdojë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në ora 16:30.
Punëtorët e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, punëtorët e kulturës dhe shkencës, do të protestojnë për paga më të larta për 25%, përmirësimin e statusit të punëtorit dhe respektimin e ligjit.
Kurti: Sektoret e shërbimeve të TIK po rriten së shpejtë në ...
Rënie e lehtë e çmimit të naftës, 1.76 euro për një litër so...
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media