Edicioni i katërt i i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës do të nga e hëna, 28 shtator, deri të shtunën, më 3 tetor, në sallën e madhe të Qendrës Kulturore “Ilo Anteski Smok”.
Gjatë gjashtë ditëve të festivalit do të paraqiten gjashtë teatro nga vendi dhe rajoni.
“Hapja e festivalit do të bëhet me shfaqjen ‘Doktor Shuster’ të teatrit ‘A.Z. Çajupi’ të Korçës, me tekst të Dushan Kovaçeviqit dhe në regji të Qëndrim Rijanit. Të martën është në program teatri i Vracës së Bullgarisë, me shfaqjen ‘Babai’ të August Strindbergut në regji të Lupço Georgiveskit. Drama “Fuçia e barutit” e Dejan Dukovskit, në regji të Natasha Poplavskas, me trupën e teatrit ‘Vojdan Çernodrinski’ nga Prilepi do të shfaqet të mërkurën, ndërsa të enjten do të prezantohet teatri i Prishtinës Qendra Multimedia, me shfaqjen ‘Lufta në kohë të dashurisë’ me tekst të Jeton Nezirajt dhe me regji të Blerta Nezirajt. Të premten d të shfaqet pjesa ‘Nën tavolinë’ e Teatrit Shqiptar të Shkupit, me tekst të Roland Topor dhe regji të Bilge Emin, ndërsa festivalin do ta përmbyllë teatri nikoqir, ai i Tetovës, me shfaqjen ‘Kujninte’ të Alan Acukbourn, me regji të Ilir Bokshit”, ka bërë të ditur drejtori i Teatrit të Tetovës Valmir Aziri.
Shfaqja më e mirë e edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës do të zgjedhet me vota të publikut.
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...