Portugalia u bë Kombëtarja e parë që e arrin finalen e Ligës së Kombeve, mirëpo të gjithë vëmendja e të gjithëve mbeti te paraqitja individuale e Cristiano Ronaldos, që shënoi het-trik në këtë ndeshjes.
Në një moment të ndeshjes, Kevin Mbabu i Zvicrës e kuptoi se çfarë do të thotë të përballesh me kapitenin e Portugalisë, pasi që ai mbeti i shtrirë në tokë pas një driblimi të Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo shkëlqeu duke i shënuar tri gola ndaj Zvicrës së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Porto, dhe e bëri Portugalinë kombëtaren e parë finaliste në garën e re të UEFA-s.
Zvicra, për të cilën dy shqiptarët Shaqiri dhe Xhaka luajtën 90 minuta, do të luajë për vendin e tretë të dielën. Ndërsa, Portugalia do ta presë fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Holandës dhe Anglisë, në finalen e së dielës.
Një pjesë të parë të kontrolluar nga vizitorët, e fitoi Portugalia falë Ronaldos. Superylli i Juventusit realizoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 25-të.
Zvicra, megjithatë, pati një fillim premtues në pjesën e dytë dhe e barazoi rezultatin në 1:1. Mbrojtësi Rodrigo Rodriguez shënoi nga penalltia, e cila erdhi vetëm falë VAR-it në minutën e 57-të.
https://twitter.com/FootyHumour/status/1136374137780391937?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1136374137780391937&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fmomenti-kur-ronaldo-e-turperoi-mbrojtesin-e-zvicres%2F
Në një kohë kur u mendua se koha shtesë apo penalltitë do ta vendosnin finalistin e parë, Ronaldo doli në skenë si gjithmonë.
Dy minuta para fundit, Ronaldo e ktheu epërsinë e portugezëve duke realizuar pas një super pasimi nga Bernardo Silva. Vetëm dy minuta më vonë, një top i humbur nga Xhaka në mesfushë e fundosi Zvicrën.
Portugalia doli në kundërsulm të shpejtë, të cilin e konkretizoi me gol Ronaldo, i cili e kompletoi het-trikun duke shënuar një gol të bukur.
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...