Enciklika e Papa Piu XI-të e vitit 1936/ “Distancim nga kjo doktrinë, e cila nuk njeh familjen, kundërshton besimin dhe nxit amoralitetin”
Një material me disa pika, do të mbërrinte nga Vatikani për klerin katolik shqiptar, në vitin 1936. Ishte Enciklika e Papa Piu të XI-të, ku renditeshin disa pika të rëndësishme që paralajmëronin se çfarë është komunizmi e se si besimtarët katolik shqiptar duhet të qëndronin larg kësaj doktrine, e cila sipas Vatikanit, ishte një paralajmërim për rrezikun e që do të sillte komunizmi në Shqipëri.
Materiali gjendet në dosjen e Sigurimit të Shtetit, për klerin në Shqipëri, hartuar në vitin 1979. Kujto.al publikon sot tekstin e kësaj enciklike, marrë nga dosja e klerit, pranë AIDSSH-së. Enciklika është një ndër materialet që Sigurimi i Shtetit i përdori si provë për të pushkatuar dhjetra klerikë e për të burgusur qindra të tjerë.
Përmbajtja e Enciklikës së vitit 1936
Në vitin 1936, Papa Piu XI-të nxjerr enciklikën e tij, me qëllim për të luftuar komunizmin. Një kopje të enciklikës, është sjellë në Shqipëri, me anë të delegatit Apostolik Monsinjior Antopn Niutit. Materiali i përkthyer në shqip, përhapet në të gjtihë klerin katolik. Përmbatja e Enciklikës është si më poshtë:
1- Komunistët janë kundër fesë, mbysin meshtarët, mbyllin kishat dhe pengojnë lutjet fetare.
2- Komunistët janë kundër martesës me kunorë, ata njohin një bashkim civil derisa atyre ju pëlqen të bashkëjetojnë.
3- Komunistët, në martesë, nuk marrin për bazë gjakun dhe gjininë.
4- Komunistët nuk njohin familjen. Komunistët mendojnë se pa u rritur mirë fëmija, ia dorëzojnë shtetit dhe shteti e rrit fëmijën në vende të caktuara, për të mos njohur dashurinë për familjen.
5- Komunistët i shtyjnë të rinjtë drejt prishjes së moralit.
6- Komunistët kërkojnë që njerëzit të punojnë për shtetin e jo shteti për ta. Duan që njerëzit të punojnë shumë dhe të mos shpërblehen për punën e tyre.
7- Cilido katolik që do të marrë pjesë në Partinë Komuniste, duhet të nxirret nga Kisha dhe t’i ndalohet sakramenti.

Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...