Ministria e punëve të brendshme ka ngritur kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore e Kërçovës kundër personit me llagapin “El Cheka” i cili për disa ditë me radhë, nga SHBA-ja, po publikon biseda të përgjuara të funksionarëve të lartë të BDI-së.
Siç informojnë nga prokuroria, është konstatuar se “El Cheka” ka bërë vepër penale përgjim ilegal, pasi nga Fejsbuku i tij, nga Amerika, po publikon biseda të paligjshme telefonike.
Prokuroria u ka kërkuar autoriteteve amerikane që ta pengojnë publikimin e mëtutjeshëm të “bombave”, shkruan Shenja.
“Duke marrë parasysh urgjencën e nevojës për mbrojtjen e të drejtave të personave të dëmtuar, Prokuroria më 31 maj ka dorëzuar kërkesë për ndihmë ndërkombëtare me qëllim sigurimin e të dhënave për profilin e rrjetit social. Në të njëjtën kohë, Prokuroria ka kërkuar nga organet kompetente në SHBA që të pengojnë publikimin e mëtutjeshëm të bisedave të përgjuara”, shkruajnë nga prokuroria.
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...