Pentagoni i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë që të mos e përziejë ushtrinë në politikë, pasi një zyrtar në Shtëpinë e Bardhë udhëzoi marinën të mbante “larg syve” luftanijen USS McCail gjatë vizitës së Presidentit Trump në Japoni.
Udhëzimi për të fshehur anijen nga Presidenti Trump u njoftua fillimisht nga Wall Street Journal. Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Pat Shanahan tha këtë javë “Nuk autorizova, nuk miratova asnjë veprim lidhur me anijen. Për më tepër nuk do të çnderoja kurrë kujtimin e një patrioti amerikan si Senatori McCain”.
Zoti Shanahan konfirmoi sot se Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Çështje Ushtarake e kishte dhënë udhëzimin që luftanija të fshihej nga pamja e Flotës së Shtatë që operon në Paqësorin Perëndimor.
Sipas Sekretarit Shanahan, zyrtarët e kishin njoftuar se kishin vënë një tabak tartani mbi bashin e anijes para vizitës së presidentit, për ta mbrojtur anijen, por mbuloja ishte hequr para vizitës së presidentit, njofton VoA.
Anija mban emrin e familjes McCain. John McCain, si dhe babai e gjyshi i tij kanë qenë admiralë marine. Senatori John McCain dhe presidenti Trump patën shkëmbyer kritika gjatë fushatës së zotit Trump dhe vitit të parë të administratës. Presidenti Trump pat folur me mospërfillje për shërbimin ushtarak dhe sakrificën e zotit McCain kur ishte ushtar në Vjetnam.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...