Atalanta ka vendosur ta shesë portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berishën, i cili ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit te klubi italian.
Ashtu si ndaj Turqisë dhe Andorrës edhe në dy sfidat e rradhës eliminatore ndaj Islandës dhe Moldavisë, këtë herë për shkak të dëmtimit që ka pësuar Strakosha, titullar në portën e Shqipërisë do të jetë Etrit Berisha, i cili nuk luan një ndeshje zyrtare që nga marsi i vitit të kaluar ndaj Andorrës, pasi te Atalanta trajneri Gasperini ka zgjedhur Gollinin si titullar dhe nuk beson më te gardiani kuqezi.
Pikërisht për këtë arsye kjo verë parashikohet shumë e nxehtë për portierin shqiptar i cili pritet të nxirret në shitje nga Atalanta.
Sipas mediave italiane Berisha nuk do të jetë më pjesë e bergamaskëve sezonin e ardhshëm kjo edhe për faktin se Atalanta nuk i garanton më vendin e titullarit, prandaj portieri shqiptar është në pritje të ofertave për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër ndoshta edhe jashtë Italisë.
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...